Çudi, në mjegull kur ia beh!
Çdo ferrë e gur është i shkretë,
Asnjë pemë tjetrën s’e sheh,
Secila është vetë.
Botën e kisha plot shokë,
Kur jeta ime ishte e bukur;
Tani që mjegulla ra përtokë,
Të gjithë janë zhdukur.
Vërtet s’është i mençur,
Ai që terrin s’e ka parë,
Që me pahir dhe heshtur
Nga të gjithë e ka ndarë.
Çudi, në mjegull kur ia beh!
Jetë është të jesh i shkretë.
Asnjeri tjetrin s’e njeh,
Secili është vetë.
Përktheu: Kujtim Shabani
ObserverKult