Hermann Hesse: Sa e hidhur qenka të jesh pa ty…

Poezi nga Hermann Hesse

Jastëku më vështron ngultas gjatë natës
Unë i braktisur si një gur varri;
Se kisha menduar kurrë se sa e hidhur qenka
Të jesh i vetmuar,
Dhe të mos dremis në flokët e tu

I vetëm qëndroj n’këtë shtëpi që nuk bëzan
Llamba e varur lart errësohet
I shtrij duart butësisht
Që t’mi mbërthesh në të tuat
Dhe ngadalë, me gojën prush, vazhdoj drejt teje
Por e puth veten e flashkët e të dërrmuar

Pastaj befas zgjohem
Përreth meje nata e ftohtë vazhdon të çajë para
Një yll shkëlqen pastërtisht në dritare –
Ku është floku yt i bardhë,
Ku është goja jote e ëmbël?

Në çdo kënaqësi tani veç dhimbje gjej
Dhe helm në çdo verë që pi;
Se kam ditur kurrë se sa e hidhur qenka
Të jesh i vetëm,
I vetëm, pa ty.

Përktheu: Agon Sinanaj

ObserverKult

———————–

Lexo edhe:

HERMANN HESSE: NË MJEGULL