Hesse: Çfarë do të ishte dashuria pa rrezikun?

nuk kam vdekur herman hesse

Hermann Hesse (1877-1962) vuajti nga depresioni, duroi kritikat për këndvështrimet e tij pacifiste, dhe kapërceu një seri krizash personale, të cilat e bënë t’i nënshtrohej psikoanalizës me J. B. Lang-un; një proces ky që solli Demian-in (1919), një roman në të cilin personazhi kryesor është në dyzim midis rregullit të ekzistencës borgjeze dhe botës së trazuar dhe joshëse të përvojës sensuale.

Ky konflikt është i dukshëm në romanet e tij të mëpasshme, përfshi Siddhartha (1922), Steppenwolf (1927), Narcissus and Goldmund (1930), dhe vepra e tij më e rëndësishme, The Glass Bead Game (1943).

Hesse fitoi Çmimin Nobel për Letërsi në vitin 1946.

ObserverKult ua sjell në vazhdim disa thënie të këtij autori të njohur:

Lumturia është dashuri, asgjë tjetër. I lumtur është ai që di të dashurojë.

Nëse për lumturinë tënde të duhet leja e dikujt tjetër, je vërtet një mjeran i shkretë.

Si të gjitha vlerat e vërteta, dashuria nuk mund të blihet.

Çfarë do të ishte dashuria pa rrezikun?

Edhe një orë e ndalur shënon orën e saktë dy herë në ditë.

Në natyrë nuk ka asgjë aq të pabesë, të egër dhe mizore, sa njeriu.

Nëse kemi frikë dikë, njohim tek ai një forcë mbi ne.

Dashuria nuk ekziston për të na lumturuar, por për të na treguar se sa e madhe është aftësia jonë për t’i bërë ballë dhimbjes.

Për të gjithë, edhe për më fatlumët, dashuria fillon me një dështim.

Dashuria është dëshirë e urtësuar. Dashuria nuk dëshiron të ketë, dëshiron vetëm të dojë.

ObserverKult

——————————-

Lexo edhe:

CAMUS: NJERIU ËSHTË E VETMJA KRIJESË QË REFUZON TË JETË ÇFARË ËSHTË