Protagoniste është Inés de Castro, dama shoqëruese e gruas së trashëgimtarit të fronit të Portugalisë, Don Pedro. Kur Inés dhe Pedro u takuan, i goditi “colpo di fulmine”, dashuria me shikim të parë.
Shikojnë njëri-tjetrin dhe dashurohen marrëzisht. Me vdekjen e gruas së tij, princi vendos të martohet me Inesin e bukur.
Kjo gjë hidhëroi babain e tij, Mbretin Alfonso IV, si edhe këshilltarët e tij, të cilët kundërshtuan martesën. Lindja e paligjshme e Inesit e bënte të papërshtatshme për t’u ngjitur në fronin e Portugalisë si gruaja e Don Pedros.
Mbreti përpiqet t’i ndajë, por Pedro, i çmendur nga dashuria, martohet me të në fshehtësi, duke i provuar të gjithë se askush nuk mund t’i thotë atij kë të dashurojë dhe si.
Kur mbreti mëson për martesën, duke përfituar nga mungesa e Pedros, shkon me tre këshilltarët tek gruaja. Inés hap derën dhe duke parë mbretin kupton gjithçka. E dëshpëruar, ajo hidhet te këmbët e vjehrrit të saj; qan dhe lutet për mëshirë, për veten dhe fëmijët e saj. I prekur, mbreti vendos ta lejojë të jetojë, por këshilltarët e tij e godasin me thikë duke e lënë të mbytet në gjakun e vet atë dhe fëmijët.
Kur princi kthehet në shtëpi, e cila më vonë do të njihet si Quinta das Lagrimas, Pasuria e Lotëve, përpara trupit të masakruar të gruas dhe fëmijëve të tij, me një britmë dëshpërimi, premton hakmarrjen për Inesin.
Duke mbledhur një ushtri të vetën, Pedro filloi një luftë civile të pashembullt duke e ndarë vendin në dysh: djali kundër babait. Pedro fiton dhe mbreti Alfonso vdes i bindur se urrehej nga i biri.
Veprimi i parë i mbretit të ri ishte kapja e tre këshilltarëve që vranë gruan e tij dhe … ngadalë-ngadalë ua shqeu zemrën prej gjoksit, ashtu si ata kishin bërë me të duke vrarë të dashurën e tij. Më pas bëri martesën zyrtare me Inesin e tij të ndjerë.
E zhvarros trupin e saj për ta kurorëzuar dhe varrosur në një varr të abacisë Alcobaca, ku, më pas, do të varroset pranë gruas së tij, përballë njëri-tjetrit, të bashkuar përgjithmonë.
——————————
Thuhet “Amor vincit omnia.”
Më duket një dashuri me aromë përralle, por jo gjithmonë përrallat kanë fund të lumtur.
E ujdisi në shqip: Rielna Paja
ObserverKult
Lexo edhe:
KUSH ISHTE GRUAJA QË “FLISTE KEQ” PËR ENVER HOXHËN… TMERRET QË I PËRJETOI
Asamble Hatibi ishte një rast tipik, kur intelektualja e persekutuar, së cilës i shkatërruan familjen, mund të dënohej sepse kishte zënë me gojë ato që përfliteshin për diktatorin Enver Hoxha.
Diktatura i rrëmbeu dhe vrau në mënyrë kriminale bashkëshortin, antifashistin Galip Hatibi. Asambleja me bashkëshortin ishte njohur në vitin 1940 dhe jetoi me të, deri sa e rrëmbyen, në vitin 1946.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
DHORI QIRIAZI: PËR TY QË JE LARG
Poezi nga Dhori Qiriazi
Po, ti je larg. Tani po rri e shkruaj,
të flas për ty, e di që s’është kollaj,
thua vërtet të jesh ti kaq e huaj,
thua vërtet nga shpirti të të ndaj?
Po bie shi, pikojnë strehët jashtë
dhe ndër çati stërkala era ngre,
këtu është fshat. Qipitë plot me kashtë,
sikur kërkojnë të thonë diçka të re.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult