Në Londër jeton një grua që shkon çdo ditë në metro dhe qëndron e ulur në platformë, vetëm për të dëgjuar njoftimin e regjistruar nga i shoqi i saj në vitin e largët 1950.
Margaret McCollum, pasi bashkëshorti Oswald Laurence ndërroi jetë, ulet në stol dhe pret të dëgjojë atë regjistrim që është bërë një nga më të famshmit “Mind the gap” (kujdes hapësirën midis trenit dhe bankinës) në Londër.
Në vitin 2003 i shoqi, Oswald, ndërroi jetë duke lënë një boshllëk të madh në zemrën e Margaret. Kështu që nga ai moment, Margaret gjeti një mënyrë për ta ndjerë më afër praninë e tij. Por brenda natës, pas më shumë se gjysmë shekulli, ai zë u zëvendësua nga një regjistrim tjetër elektronik, i ftohtë dhe bosh.
E tronditur se nuk po dëgjonte më zërin e bashkëshortit të ndjerë, Margaret u paraqit me një kërkesë në kompaninë e transportit nëntokësor të Londrës, për të vazhduar të dëgjonte zërin e burrit të saj në shtëpinë e saj.
Por, pasi mësoi historinë emocionuese, kompania vendosi ta rikthejë njoftimin në të vetmen ndalesë pranë shtëpisë ku jeton gruaja, pikërisht në stacionin e Embankment të Linjës Veriore, ku sot të gjithë pasagjerët mund të dëgjojnë zërin e Oswald Laurence dhe të mendojnë se dashuria e përjetshme ekziston vërtet./bota.al
———————————————–
LEXO EDHE: DASHURIA ËSHTË E VETMJA LOJË QË NUK NDËRPRITET NGA ERRËSIRA
ObserverKult ua sjell disa thënie të shkrimtarit spanjoll, Noel Clarasò:
Është gabim të besojmë që jemi të rrethuar nga të çmendur, ndonëse është e vërtetë.
Do të ketë diçka të keqe te pasuria, duke qenë se të gjithë ata që e kanë, turpërohen ta pranojnë që e kanë.
Idetë e mëdha janë ato të cilat të befasojnë vetëm për faktin se si nuk i ke patur më parë.
Dashuria është e vetmja lojë që nuk ndërpritet nga errësira.
Kur thuhet se dashurohemi si të çmendur, ekzagjerohet: zakonisht dashurohemi si budallenj…
TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU