Historia rrëqethëse e nënës që nuk e njeh më djalin e saj

Foto ilustrim

Historia e mëposhtme është ajo e shumë të moshuarve që vuajnë prej formave të ndryshme të demencave, të cilët me kalimin e kohës dhe me progresin e sëmundjes, fillojnë të harrojnë edhe familjarët e tyre. 

Historia është me autor të panjohur dhe trajton një ngjarje të përditshme të një djali me nënën e tij që nuk e njeh më. 

Është situatë sa e bukur që ai i qëndron pranë, po aq dhe e trishtë që ajo s’e njeh më… është e tmerrshme të mendosh se një ditë, personat e tu më të dashur mund të mos të njohin më…

Për më tepër, ju ftojmë të lexoni historinë e mëposhtme, të cilën jua sjellim në mbështetje dhe në kujtesë të çdo të sëmuri me Alzheimer.

“– Mirëmëngjes, zonja Carmen, – e përshëndeta.
– Mirëmëngjës, – ma ktheu ajo.  
– Pse po qëndroni këtu e vetme? Bën ftohtë, do të ftoheni, – thashë.
– Po pres djalin tim. Iku të blinte diçka pak më parë, por është vonuar pak, – tha e moshuara duke parë orën.

– Mos u shqetëso, unë po qëndroj këtu dhe e presim bashkë. Jam i sigurtë se nuk do të vonohet shumë, ju bezdis prania ime? – e pyeta.

– Faleminderit, nuk më bezdis aspak, por unë jam e sigurtë se ke plot gjëra të tjera më të mira për të bërë, se sa t’i bësh shoqëri një të moshuare si unë, ndonjë vajzë fatlume duhet të jetë duke të pritur, – më tha ajo dhe më fali një buzëqeshje duke më parë drejt e në sy. Ai shikim më trishtoi aq shumë, sa nuk e merrni dot me mend.

– Nuk është fare bezdisje, – ia ktheva. Pastaj u ula pranë saj dhe po prisnim. Kjo gjë ndodhte çdo mëngjes, ulesha pranë mamasë sime të moshuar që priste djalin e saj. Ndërkohë që djali i saj isha unë dhe nuk mund të isha kurrë më pranë se kaq. Më dhimbsej ta shihja në atë gjendje, kishte arritur në pikën që nuk mënjihte më, nuk e kuptonte që unë isha djali i saj”./bota.al

———————

Lexo edhe:

LETRA E TRISHTË, SHKRUAR NGA NJË PLAKË QË BANON NË NJË AZIL PËR TË MOSHUAR PA DËSHIRËN E SAJ

ObserverKult