Hosseini: Do të vijë një ditë… kur ajo nuk do ta vajtojë më humbjen e tij

Nga Khaled Hosseini

Me kalimin e kohës, ajo ngadalë do të lodhet nga ky përjetim. Asaj do t’i duket gjithnjë e më rraskapitëse për ta sjell ndërmend atë, për ta ringjallur edhe njëherë atë që ishte e vdekur.
Do të vijë një ditë, në fakt, vite më vonë, kur ajo nuk do ta vajtojë më humbjen e tij. Ose të paktën jo vazhdimisht.
Do të vijë një ditë kur detajet e fytyrës së tij do të fillojnë të rrëshqasin nga kthetrat e kujtesës, dhe kur veshi i saj të kap emrin e tij tek një fëmijë që e thërret nëna e vet, nuk do të kumbojë më brenda saj ai emër…
Asaj nuk do t’i mungojë më ai siç i mungon tani, ku dhimbja nga mungesa e tij është shoqëruesja e saj e vazhdueshme…”

*Nga libri “Njëmijë diej vezullues”

ObserverKult

————————

Lexo edhe:

KËNGË POPULLORE: KARAFILAT QË KA SHKODRA (TEKSTI DHE VIDEO)