
Ndër të parat filozofe njihet Hypatia e Aleksandrisë (rreth 370 e.s. – mars 415 e.s.) e cila perveç me filozofi u mor edhe me astronomi dhe matematikë. Jetoi pra në Aleksandri, Egjipt, atëherë pjesë e Perandorisë Romake Lindore.
Ishte e bija e matematikanit Theon, profesorit të fundit në Universitetin e Aleksandrisë, i cili e mësoi atë në matematikë, astronomi dhe filozofi.
Në vazhdim lexoni disa thënie të veçuara nga Hypatia e Aleksandrisë:

– Rezervo të drejtën tënde për të menduar, sepse edhe të mendosh gabim është më mirë sesa të mos mendosh fare.
– Jeta është një shpalosje, dhe sa më tej të udhëtojmë, aq më shumë të vërteta mund të kuptojmë. Për të kuptuar gjërat që janë në derën tonë është përgatitja më e mirë për të kuptuar ato që qëndrojnë përtej.
– Fabulat duhet të mësohen si fabula, mitet si mite dhe mrekullitë si fantazi poetike. Të mësosh bestytnitë si të vërteta është gjëja më e tmerrshme. Mendja e fëmijës i pranon dhe i beson, dhe vetëm përmes dhimbjes së madhe dhe ndoshta tragjedisë ai mund të çlirohet prej tyre pas disa vitesh.
– Në fakt, njerëzit do të luftojnë për një bestytni po aq sa për një të vërtetë të gjallë – shpesh edhe më shumë. Meqenëse një bestytni është aq e paprekshme sa nuk mund të arrini ta përgënjeshtroni atë dhe e vërteta është një këndvështrim, këtu fillon ndryshimi.
– Të gjitha fetë formale dogmatike janë të gabuara dhe nuk duhet të pranohen kurrë nga personat që respektojnë veten si përfundimtar.


Përgatiti: ObserverKult
Lexo edhe:
BELLUCCI: ËSHTË E TMERRSHME TË QËNDROSH ME DIKË QË NUK E DASHURON!