I.L.Selvinski: Në jetën tënde nuk kam ndonjë vend kushedi…

Foto ilustrim

Në qoftë se vdes, në qoftë se tretem,
Ti s’ke për të qarë me lot në shami.
Në jetën tënde, të them të vërtetën,
Nuk kam ndonjë vend kushedi…

Në zemrën tënde ai qukapiku
S’të rreh ty për mua me sqep.
Për ty jam
thjesht një lloj miku,
Po jam dhe për vete dikush në një cep.

Ka dashuri që s’del prej folesë
Dhe ndofta jeton kuturu;
Ka pëllumbeshë që bëhet mikeshë
Dhe bën me pëllumbin: gu-gu.

Po ka dashuri në botën e urtë,
Dhe ndofta vërtet miqësi,
Ku s’duhen gu-gutë,
Si s’duhen dhe lajkat kur je në shtëpi.

Shqipëruar nga Dritëro Agolli

*Titulli i origjinalit: “Për dashurinë”