Po të dërgoj një puthje me erën…

Puthja

Po të dërgoj një puthje me erën
dhe e di që do ta ndiesh,
do të kthehesh pa më parë, por aty jam.
Lëndë prej ëndrre jemi.
Do të doja të isha një e re bardhë
në një qiell të paskaj
që kudo të të ndjek e të të dua çdo çast.
Në qofsh ëndërr, mos më zgjo.
Në frymën tënde do të doja të jetoja
(Teksa të shoh, vdes për ty
ëndrra jote do të jetë
mua të më ëndërrosh.
Të dua, sepse të shoh
kudo ku ka bukuri.)
Thuamë, ku je sonte,
ende në ëndrrat e mia?
Ndjeva një ledhatim në fytyrë
që më shkoi gjer në zemër.
Gjer në qiell dua të ngjitem
e me rrezet e diellit të shkruaj të dua.
Do të doja që flladi të frynte përditë
mes flokëve të tu,
që ta ndiej edhe prej s’largu
aromën tënde!
(Do të doja të bëja me ty atë
që bën pranvera me qershitë.)

P.S.

Kjo poezi shpesh i atribuohet Pablo Nerudës, por një variant tjetër thotë që është e Mario Gadu Boaz, për të cilin nuk ka shumë informacione në rrjet.
Por, siç thotë Massimo Troisi tek “Il postino”, poezia është e atij që e lexon dhe e ndien, jo e atij që e shkruan.

Në shqip: Aida Baro

ObserverKult

Lexo edhe: