![u1_Teodor-Keko](https://observerkult.com/wp-content/uploads/2019/07/u1_Teodor-Keko-696x509.jpg)
Muzgu i kaltër vel u var,
mahnitës u bë qielli.
Gjithshka si me magji më ngjan
me një dekor baleti.
Dhe hëna paksa e trishtuar,
si pikëllim i Lorkës,
qiellit i shkon kaq shumë,
siç i shkojnë nuses lotët.
O nënë eja në dritare,
të shohim hënën mbi Dajt të ndrisë
dhe të më thuash me një zë zemre:
Nuk ka si muzgjet e Shqipërisë.
ObserverKult
———————-
Lexo edhe: