“I plakem vajzat para kohe”/ Natasha Lako zbulon të pathënat e filmit “Mësonjëtorja”

“Mësonjëtorja”, një prej filmave që nëpërmjet imazhit të gruas dhe kontributit të saj i bën homazh rezistencës kombëtare për gjuhën shqipe, vjen i restauruar nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit.

Ky prodhim artistik i vitit 1979, me regji të Muharrem Fejzos, skenar nga Natasha Lako dhe muzikë nga Limos Dizdari, u shfaq net më parë në ambientet e Pallatit të Brigadave.

E ftuar në “Vizionin e Pasdites” me Brikena Priftin, skenaristja Natasha Lako nxorri në pah vlerat e filmit por edhe të figurës së gruas në botën maskiliste.

Ajo shton se vetëm në filmin “Mësonjëtorja”, vajza del në një rol heroine, pa u mbuluar me shami për t’u dukur më e madhe në moshë, siç ka ndodhur në prodhimet e tjera kinematografike.

“E di pse është Mësonjëtorja, sidomos për vajzat shqiptare, një nga filmat më të mirë?
Sepse për herë të parë është figura kryesore, është vajzë. Në këtë botë maskiliste është vështirë që të ketë në qendër heroinë një grua.

Në filmat e kinematografisë shqiptare ka shumë filma të arritur por ky është ndër filmat e parë për një heroinë dhe një figurë kombëtare që i është kushtuar mësueses së parë, Sevasti Qirjazi

Më pëlqen të quhet një nga filmat më të mirë. Këto aktoret më të bukura që kemi pasur, rrallë kanë pasur një rol tërheqës dhe shumë shpejt u vunë një shami në kokë dhe i plakën të gjitha para kohe dhe i mësuam në rolin e nënës së sakrifikuar. Kjo është në kulmin e rinisë si personazh dhe njeri i historisë shqiptare. Ëshë bukur kur vihet një grua në qendër”, tha Natasha Lako./vizionplus

ObserverKult


Lexo edhe:

SHKOLLA E PARË SHQIPE NË KORÇË: HIQEN SHKRONJAT, ‘SHKATËRROHEN’ BANKAT ORIGJINALE

Korçë: Pamjet tregojnë shkatërrimin e historisë, të së kaluarës sonë. Të kulturës dhe trashëgiminë kulturore.

Prej disa kohës shkolla e parë shqipe “Mësonjtorja” po i nënshtrohet restaurimit.

Për ta bërë më qartë atë që ka ndodhur me “Mësonjëtoren” në Korçë. Kemi sjellë këto fotot krahasuese.

Shkronjat kanë qenë të vendosura mbi fletë dhe janë hedhur pas derës si grumbull inertesh.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult