I thashë “të dua” në një moment dobësie…

Foto ilustrim

Nga Silvana Kola-Loka

I thashë “të dua” në një moment dobësie. Po tani, si ta marr mbrapsht?

U gjenda në një moment dobësie dhe qava. Sa turp! Kushedi çfarë ka menduar!

U gjenda ligësht! Nuk e përmbajta dot veten. Ia thashë në sy çfarë kisha grumbulluar prej kaq kohësh. Ai u shokua. Unë ca më keq!

Në një moment dobësie i tregova ca gjëra për veten të cilat nuk ia kisha thënë askujt. Po sikur ajo ta tradhtojë besimin tim?

————————–

‘Momentet e dobësisë’, atëherë kur ne arrijmë të themi të vërtetën tonë, përtej çdo frike apo gjykimi të mundshëm nga tjetri, janë momentet tona më të guximshme!
E vetmja gjë që dobësohet në këto momente është frika nga humbja e mëpastajme e tjetrit!
Epo, nëse tjetri ikën prej nesh prej të vërtetave tona, them se këto janë momente që duhen kthyer në përvjetorë të dashurisë për veten…!

*Titulli i origjinalit: “Çfarë do të thotë “moment dobësie”?!”

përputhen silvana heshtja
Silvana Kola-Loka

Lexo edhe:

SILVANA KOLA- LOKA: NGA DITARI I NJË PSIKOLOGEJE…

-Dr. Loka! A mund të më thoni, ju lutem, se si kujdeseni ju për veten, në mënyrë që të jeni në gjendje të na ndihmoni ne, pacientët tuaj? Si arrini të mos ngarkoheni me gjithë këto gjëra që ndajmë ne me ju?
Ishte seanca jonë e katërt. E pata të lehtë të kuptoja se, pas pyetjes për kujdesin tim për veten nuk fshihej asnjë dozë kurioziteti për të ushqyer kënaqësinë e të diturit të gjërave të fshehta për dikë (për më tepër për psikologen).

Ajo donte të dinte sa në gjendje isha unë për ta ndihmuar atë. Sa e qetë dhe e vëmendshme do të isha unë për t’ia lehtësuar dhimbjen, pa qenë e shpërqendruar nga asgjë dhe askush tjetër…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU