ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm:
Bëj që njerëzit afër teje të të duan e jo të të druajnë, sepse dashuria ndiqet nga respekti më shumë se frika nga urrejtja. /Demosteni
“Por i urti kurr nuk ngutet, Prej burrnís e jo prej tutet”/ Gjergj Fishta
Respekti të siguron miq, e vërteta armiq. /Terenci
Po të respektohej mendimi i tjetrit, nuk do të kishte më grindje. /Ignazio Cantu
Kur je i lumtur që je vetvetja dhe nuk krahasohesh me askënd, të respektojnë të gjithë. /Laozi
Dashuria e vërtetë bazohet mbi respektin./George Villiers
I urti e njeh vetveten, por nuk jepet; ka respekt për vetveten, por nuk mburret./Laozi
Askush nuk ka dashuri më të madhe se ai që di të respektojë lirinë e tjetrit./Simone Weil
Kush nuk e respekton jetën, nuk e meriton atë./Leonardo da Vinci
Shoqëritë më të mira janë ato tek të cilat mbizotëron një respekt reciprok i hareshëm./Gëte
Kush respekton vetveten nuk i trembet askujt, sepse mban veshur një parzmore të sigurt që nuk e depërton asgjë./Henry Wadsworth Longfellow
Njerëzit e ndershëm të japin respekt për meritat e tua, të tjerët për pasurinë tënde./François de La Rochefocauld
ObserverKult
Lexo edhe:
10 THËNIE MOTIVUESE QË JU BËJNË TË HIDHENI NË VEPRIM
Në vazhdim ObserverKult ju sjell 10 thënie motivuese:
1. “Ne jemi pikërisht ajo që bëjmë vazhdimisht. Prandaj, përsosmëria nuk është një veprim, por një zakon.” – Aristoteli
Perfeksioni nuk është kurrë masa për të matur suksesin. Por është koha e duhur për t’ju vënë pas zakoneve që nxisin përsosmërinë.
2. “Ngjit shkallën e parë të besimit. Nuk të duhet ta shohësh të tërë shkallën, vetëm ngjit shkallën e parë.” – Dr. Martin Luther King Jr.
Thëniet e tjera mund ti lexoni KËTU:
ObserverKult