I vetëm në garë, Gjinushi rikonfirmohet kryetar i Akademisë së Shkencave: Procesi ishte normal

Ashtu siç pritej, Skënder Gjinushi është rikonfirmuar sot në krye të Akademisë së Shkencave. Pas zgjedhjeve që u mbajtën të fshehta dhe me procedura të dyshimta, nga 53 anëtarë të Akademisë së Shkencave, 51 prej tyre votuan pro Gjinushit dhe vetëm 2 prej tyre kundër.

Kandidat i vetëm për këtë post ishte sërish Skënder Gjinushi, i cili duket se kishte bërë gati të gjitha kushtet për t’u rikonfirmuar në detyrë, ndonëse me procedura të dyshimta dhe pa transparencë për publikun.

Në përfundim të këtij votimi, Gjinushi foli për një proces votimi normal dhe brenda rregulloreve.

Zgjedhjet u mbajtën pa rivalë dhe fushatë brenda ose jashtë Akademisë së Shkencave, me opinionin shkencor, ku pjesëmarrësit në garë të shpalosnin platformat dhe idetë e tyre.

Kujtojmë se i vetmi që u deklarua kundër procedurave të sotme ishte akademiku Artan Fuga./oranews

ObserverKult


Lexo edhe:

ARTAN FUGA: PËRSE E LËSHUAN NERVAT SKËNDER GJINUSHIN?

Nga Artan Fuga

Skënder Gjinushi, sot, nga Shkodra, në një sallë pa lidhje me problemet e rënda të Akademisë të Shkencave, lëshoi një lumë sharjesh dhe fyerjesh kundër meje.

Po ashtu kundër deputetes Ina Zhupa, studiueses së njohur dhe kritikes të mprehtë të dogmës në shkencat albanologjike Ledi Shamku, indirekt edhe ndaj akademikut Apollon Baçe.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


ishim frederik rreshpja poezi per nenen

FREDERIK RRESHPJA: NGA LARG ME MALL, DO VËSHTROJ

Poezi nga Frederik Rreshpja

Bie një gjethe tërë vjeshtë,
A një dridhje muzgu;
Bie alarmi i shirave, rrëzohen udhët e zogjve,
Dhe hëna projekton profilin tim në xham.
Kështu do të iki, vizatuar nga hëna.

Do desha të shkoja në hënë,
Për të kujtuar pikëllimet e rinisë.
Nga larg me mall, do vështroj Tokën,
Shtëpinë ku u deshëm dhe u grindëm përjetësisht.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult