Ilda Mejdani Jeha: Do t’ia fillojë nga e para…

“X=Y”, poezi nga Ilda Mejdani Jeha

I kishte provuar të gjitha.
Zemrën e çmendur me dritë.
Furinë e pasioneve mesatarisht shthurëse.
Dashurinë, që u duk si e fundit në jetë.
Privilegjin melankolik të lumturive efemere.
Sovranitetin e moskuptimit.
Urtinë alarmante
për të mos pritur asgjë.
Nostalgjinë për të besuar.
Orët e vetmisë mbushur mendjemadhësisht me art serioz.
Lirinë për t’u helmuar me ëmbëlsi ëndrrash.
Por, do t’ia fillojë nga e para, me fëmijën e pambarimtë, që i ka mbetur…

ObserverKult


Lexo edhe:

ILDA MEJDANI JEHA: DASHUROJ DHE HESHT’