Ilda Mejdani Jeha: Dashuroj dhe hesht’

**
Lind sërish.
Luftoj veten pas fitores. E mundur!
Kremos vrajat e padukshme. Mondane!
Vishem me ngjyra frutash të kalbura.
E gjallë!
Ndjek këmbë mbi këmbë,
paradën e urrejtjes së përzemërt,
të vetmuarit që mbllaçisin kohë,
shtinjakët seriozë,
të pasurit në panairin e frikërave,
gjindjen e mefshtë në tregun e mjerimit,
të diturit – perla të zeza,
fëmijët – robotë të bardhë,
Imagjinoj bukurinë e tokës pa njeriun.
Dashuroj dhe hesht.
Shkëlqej në errësirë.

ObserverKult


Lexo edhe:

ILDA MEJDANI JEHA: QAJ KUR NJË BURRË I MIRË QAN FSHEHURAZI