Ilir Shaqiri: Këngë për Luan Haradinajn (teksti dhe kënga)
Teksti: Adem Gashi
Tehut të një ëndrre, e lë var’ pranverën Tund e shkund per veshi hej, vdekje gunëzezën, Gurin e kufirit e shkund si dhëmballën, Mbi krater vullkani, trimi e hedh vallen.
Pëshpërisin gurët, pëshpërisin gjethet Ata që zan’ prita, ikun zënë limeret. Gjoksi i Luanit një qiell me furtuna, Bëhen tok e rrjedhin, dy Drinat dhe Buna.
Terri nuk ka emër, prita nuk ka moshë, Plumba e plagë përzihen, natën e bëjnë shoshë. Edhe uragani ka nja cak pushimi, n`rrënzë të një shkëmbi, ku bën gjumin trimi…
Jetën e ke borxh, nisen monopatit, Vëllai mbi supe t`vëllait, ti peshohen hapit. E rendin akrepat, në një orë pa numra Trimin e Gllogjanit hej ka dal me pritë Kruma. E rendin akrepat hej në një ore pa numra Trimin e Kosovës hej ka dal me prit Kruma.
Dhe ju mos më thoni se u vra djalëmiri, Ligjëron zog mali hej, në degë të një bliri. Varri nuk është varr, por muranë lavdie Trimi tok me armët, roje n`prag lirie.
Shokët sërish nisen, natës të pafund, S`bie shi i majit hej, bahet gurë e plumb. Luan i luanve, si gjithënji me shokë, Orën e fundshekullit, ata e bëjnë epokë.
Terri nuk ka emër, prita nuk ka moshë, Plumba e plagë përzihen, natën e bëjnë shoshë. Edhe uragani ka nja cak pushimi, n`rrënzë të një shkëmbi, ku bën gjumin trimi.
Jetën e ke borxh, nisen monopatit, Vëllai mbi supe t`vëllait hej, ti peshohen hapit, E rendin akrepat hej, në një orë pa numra, Trimin e Gllogjanit hej ka dal me pritë Kruma. Perëndinë akrepat hej në një orë pa numra, Trimin e Kosovës hej ka dal me pritë Kruma.