Përjetësisht me ty Shqipëri/ Himni i Kombëtares kënduar nga Ilir Shaqiri (teksti dhe kënga)

Kënga që u realizua me kërkesën e tifozëve Kuq e Zi, “Përjetësisht me ty Shqipëri”, kënduar nga Ilir Shaqiri, ka pushtuar zemrat e publikut.

Në bashkëpunim me poetin Adem Gashin dhe kompozitorin Edmond Zhulali, dhe me dy çunat artistë Kristi Lamajn nga Vlora dhe Remo Torra nga Pogradeci, kënga u e realizua në fund të vitit 2023, dhe që nga atëherë, kënga ka bërë për vete mbarë shqiptarët.

Nga Kruja e lavdishme, Vlora e Flamurit tek Prekazi i Adem Jasharit, Shqipëria është bashkuar në këtë këngë patriotike. Ishin ndër vargjet e fundit që shkroi poeti Adem Gashi i ndarë nga jeta në janar të këtij viti.

“Arritëm të bëjmë një këngë ku brenda saj, qoftë për tekstin ashtu edhe nga ana muzikore ka edhe veriun edhe jugun, Shqipërinë në përgjithësi. Dhe kjo mua më ngrohu shumë. Për poezinë ne kemi punuar shumë në vazhdimësi bashkë me poetin Adem Gashi dhe Edmond Zhulalin derisa të gjenim ato fjalë që ngjisin me publikun dhe mendoj se kemi bërë një këngë që do të pëlqehet”, ka treguar kohë më parë këngëtari.

Ju ftojmë ta dëgjoni këngën “Përjetësisht me ty Shqipëri” e kënduar nga Ilir Shaqiri (Ft. Kristi Lamaj & Remo Torra)

Valë e valë Joni përkundet
Përmbi male trand stuhia
N’fusha t’gjera m’i rrit lulet
Zemra ime, Shqipëria

Vjen nga Kruja e ndrit lavdia
Lart flamurin e ngre Vlora
Në Prekaz flakëron liria
Vjen jehona, n’zemrat tona
O heeeej…

Shqipëri
Kuq e zi

Shqipëri o nënë e madhe
Më e shtrenjta dashuri
Kuq e zi djemtë e atdheut
Përjetësisht me ty Shqipëri

Kjo është koha e ditëve tona
Për një komb të lashtë sa jeta
Nga legjendat vjen jehona
Ardhmëria është e jona
O heeeej…

Shqipëri
Kuq e zi

Shqipëri o nënë e madhe
Më e shtrenjta dashuri
Kuq e zi djemtë e atdheut
Përjetësisht me ty Shqipëri

Që nga jugu në veri
Shqipëri të kam në gji

Që nga jugu në veri
Shqipëri të kam në gji
Plot me nur e hije rëndë
Ti për mua mbetesh nënë

Tifozat Kuq e Zi
Përjetësisht me ty Shqipëri

Shqipëri
Kuq e zi

Shqipëri o nënë e madhe
Më e shtrenjta dashuri
Kuq e zi djemtë e atdheut
Përjetësisht me ty Shqipëri

Përjetësisht me ty Shqipëriiiii…

ObserverKult


Lexo edhe:

ILIR SHAQIRI: UDHËT E MIA (TEKSTI DHE KËNGA)