Si fëmijë më mikluan me emra përrallorë:
e bija e babës; hirushja e gjyshes;
lazdrakja e mamit; kukulla e hallës…
Si vajzushë më vunë të tjera epoleta:
çika e madhe; motra e vëllezërve;
nderi i shtëpisë…
Si nuse ndryshuan rregullat e lojës:
gruaja e burrit; nëna e fëmijëve;
zonja e shtëpisë; shtylla e familjes…
Vonë, shumë vonë e kuptova
se asnjëri s’më paskësh thirrur në emrin tim:
Vajzë; Zemër; Grua: Dashuri.
Pse të çuditesh?
Këto janë rregullat mashtruese të lojës,
kur je e të gjithëve pa qenë kurrë e vetes.
LEXO MË SHUMË NGA ILIRE ZAJMI: