Ilirian Zhupa: Natën të shoh, ditën s’të njoh

Ilirian Zhupa hajne

Natën të shoh, ditën s’të njoh, poezi nga Ilirian Zhupa


Hap sytë dhe përballem me gjërat e thjeshta,
Nga dimri te vera, nga pranvera te vjeshta.
Vetëm katër stinë ku vërtitet gjithë jeta.

Katër cingla ku është ngritur gracka,
Me të fshehta të turbullta e imazhe të pastra,
Brenda thesit të ajërt të horizonteve të kaltra.

Qiell pa fund e pa anë,
Ç’bën vallë mbi ne?
Që natën ndez zjarre
E ditën i fsheh.

ObserverKult

————————–

Lexo edhe:

Ilirian Zhupa: Jemi larguar tepër e jemi të bërë të vjetër!

Lexo edhe:

TEODOR KEKO: UNË TË KAM DASHUR. NATËN E MIRË!

teodor keko natën

Kur dikush thote bri meje “Irenë”
unë të kujtoj ty qetësisht.
Bie një muzg e zverdh një vjeshtë,
ca gjethe bien dhe shfaqesh ti.

Nuk të harrova, megjithëse kurrë
s’të thashë: “Irenë, une të dua!”
Atëherë në zemer dyzimi – luftë
përfundimisht më mundi mua.

Syri yt priste ta thyeja drojtjen
plot ankth si fundin e nje gare.
Po une heshta. Prania jote
ma mjegullonte rrugën drejt fjalëve.

Një dite ti shkove. Veç në mesnatë
shumë kohë në ëndërr më mbete.
Kur gjumi varej mbi qepallë,
magjepsëse uleshe pranë meje.

Ku je vallë sot? Në ç’muzg e vjeshtë?
Pa ty janë ëndrrat si shkretëtirë.
Po ti qofsh e lumtur, Irenë, Irenë!
Unë të kam dashur. Natën e mirë!

ObserverKult