Imer Topanica: Kosovë

Imer Topanica

Kosovë
Ti je fluturimi im i papërsosur
Qielli im i djegur
Dheu im i varrosur
Kosovë
Ti kënga ime e harruar
Pritja ime e gjatë
Jeta ime e vrazhdë
Kosovë
Ti plaga ime e përditshme
Dhimbja ime mburojë
Dhimbja ime mburojë
Kosovë
Ti shpresa ime e gurtë
Liria ime e flashkët
Dashuria ime e lashtë
Dashuria ime e lashtë