Ju ftojmë të lexoni poezinë “Mbretëria e shpirtrave”, nga Imer Topanica!
Të ftoj të më vish
Në mbretërinë time
Ku gjuhë e heshtjes shtron qilimin
E qetësisë
Thellë një muzikë
Që nuk dëgjohet me vesh
Por me zemër
I thurë lavde
Dashurisë
Tejmalit të monotonisë
T’i zhveshim lëkurat një nga një
Atë të urrejtjes, smirës e inatit
Të zhytemi në detin e mirësisë
Të ftoj të më vish
Pa këpucët e dynjasë
Pa pallton e derteve
Se këtu
Në këtë mbretëri
Veç damarit të përjetësisë
Puls tjetër nuk dëgjohet
ObserverKult
————————-
Lexo edhe: