Inida Brahimi: A të kam thënë ndonjëherë…

A të kam thënë ndonjëherë
se ajri ngjan me frymën tënde?
Se mjegullat e dendura të gojëve
rrëzojnë gjethe të kuqe degëve?
Ato janë puthjet !
Gjithë pulitjet qerpikëve janë erërat
Dhe shikimet e tua të rrëmbushura me ndjejnë janë qiella …
Qiella ku ngrihem e përhap veten
Ato janë lutjet!

Jo s’t’i kam thënë
Ti je germa e shtatë e alfabetit
Vagëllimë kordhe
Simboli nistor i shpirtëzimit
që mbetet.

Ti erdhe,mbolle …
Dhe ja ku po rritet
tingulli i violinave
Melodia vjeshtake e përtejkohe !
A të kam thënë që ti je stina e pestë e moteve ?

ObserverKult

Lexo edhe :

Vërtetë mendon se këto janë rrugët e ikjes?
Më vjen të qesh…
Ne ia njohëm mirë njëri-tjetrit dhimbjet
Ndaj s’është e lehtë!

KLIKO PËR MË SHUMË KETU

Lexo edhe:

Sa pak u deshëm atëherë
E përngaherë, fare pak
Aq sa dëborë ka zënë të bjerë;
Në kilometrat tanë të gjatë!

KLIKO PËR MË SHUMË KËTU

ObserverKult