E paskësha gjetur atë çast pajtimi
Si fijen e shkrepëses mbi drurin e thatë
Të mendimit
Eshkën e fortë të emocioneve
Flakë e errët sysh mbi ujdhesën e gjatë
Të shpirtit
Qarku i shkurtër mprehur në molisje
Dycentëshi i pyetjeve, hiri i mbetur përgjigjeve
E ruaja qetësinë nën instrumentin e dyzimit
Si një ornament në gjëndje kome
Se ai ish’ kuintesenca e forcës jetësore!
ObserverKult