U trembe…, poezi nga Adem Gashi


Poezi nga Adem Gashi

u frige, u trembe, mos u tremb
mos kjoftë e thane me t’hangër unë,
grue

pse t’preka flokun,
pse t’putha faqen
kje veç pjesa qi m’ka mungue

të tjerat janë vargje vjershe
qi s’m’vjen me thanë
se kush m’i ka diktue

mos u tremb
se edhe ujk n’u bafsha
dritat e syve kam me t’i rue.

ObserverKult


Lexo edhe:

ADEM GASHI: DY RRËFENJA EROTIKE DHE NJË PENG NË XHEP

Dy rrëfenja erotike dhe një peng në xhep nga Adem Gashi

Ajo e ndjeu ndryshimin e motit midis pragstinës së ftohtë dhe të ngrohtë. Një javë më parë kishte blerë pëlhurën që i duhej për fustan dhe po nxitonte drejt dyqanit të rrobaqepësisë. As u kujtua të shihte mbishkrimin.

U fut brenda dhe pas përshëndetjes “puna e mbarë” (nuk ishte nga ato të muhabeteve tërkuzë), ia tha djalit kërkesën për prerjen dhe qepjen e fustanit.

Rrobaqepësi i mirësjellshëm shënoi emrin e saj në një fletore të kuqe, e vuri lapsin në gojë dhe mori metrin në formë shiriti a fjongoje e zuri matjet nga beli. Qenka goxha belhollë! – tha me vete. Pastaj e hodhi nga të pasmet dhe mbajti shënim masat.

Metri fjongo u zhvillua së poshtmi. Ai rrëshqiti dorën ijëve të saj, barkut dhe mollëzat e gishtërinjve prekën lehtësisht fundbarkun.

Koha u ndal. Sekonda u bë orë. Ajo ndjeu një dridhmë të lehtë që erdhi e iu vizatua në fytyrë dhe i kaloi në kokë. Midis tronditjes e marramendjes u shtang të mos e shqiptonte mendimin: kujdes tutje!

Tekstin e plotë e gjeni KËTU