Inida Brahimi: Ka gjëra të bukura jeta…

ka gjëra te bukura jeta

Ka gjëra të bukura jeta,
Përshembull, kur njeh dikë si ty
Kur thuhet sinqerisht e vërteta
Dhe tjetrin pa ndrojtje e sheh në sy.

Ka gjëra të bukura jeta ,
Përshembull, kur frika nuk fle në shpirt
Por nga gëzimi fort të rreh zemra
Dhe me diell bëhet dita me shi.

Ka gjëra të bukura jeta,
Jo se të tmerrshme nuk ka
Por ti zbulon se në heshtjet e shkreta
Vendin e zënë të mirat dyfish të mëdha.

Ka gjëra të bukura jeta,
Përshembull, kur çastet kanë thjeshtësi
Kur ndjenjat nuk shkruhen vetëm në letra
Por marrin shpirt kur më sheh ti.

ObserverKult

Lexo edhe:

INIDA BRAHIMI: TASH NETËT KUNDËRMOJNË N’AROMËN TËNDE