Inida Brahimi: Sa pak u deshëm…

Sa pak u deshëm atëherë
E përngaherë, fare pak
Aq sa dëborë ka zënë të bjerë;
Në kilometrat tanë të gjatë!

S’mbaj mend aq sa duhet
Se ç’përqafime ndamë
S’më kujtohen më as puthjet
U deshëm aq pak…

Përtej arsyes, dashuri
Vazhdoj t’i ushqej vetes
Se s’ka rëndësi kur s’jemi dy
Sa pak i mbetet jetës…

ObserverKult