Irma & Eranda Libohova: Kurrë s’e harroj… (teksti dhe këngë)

Teksti i këngës “Kurrë s’e harroj” e kënduar nga motrat Irma dhe Eranda Libohova

Ndodh në jetë
që papritur një njeri të bëhet kaq i shtrenjtë
dhe portreti tij i çiltër
në çdo hap të ndjek ngado në ditë e net.

Jo, jo, jo unë kurrë s’e harroj
me shikimet që më falin dhe çdo fjalë të ngrohtë
sytë e qeshur të atij djali
që mes jush nga zemra vjen e më uron.

Shpesh e kërkoj
nëpër udhët e atdheut ku me këngë unë shkoj
nuk e di se ç’më rrëmbeu
dhe kërkoj që kënga ime të jetoj.

Dhe prapë tani mes jush po e kërkoj
në mijëra njerëz sytë e tij unë t’i dalloj
të vijë ai një fjalë të më thotë,
kjo kënga jonë refren do të mbetet përgjithmonë.

Per ta dëgjuar këngën kliko KETU

ObserverKult

Lexo edhe:

ERANDA LIBOHOVA & IRMA LIBOHOVA: IKËN LARG… (TEKSTI DHE KËNGA)

Errësirë,
Një shekull plaket
Feks një dritë,
Dhe duart zgjaten
Një vegim,
Dhe drita tretet në re.

Humbëritë,
Dhe djalli grindet,
Pëshpërin,
Dhe fshihen xhindet,
Derë me derë,
E gjurmët mbeten atje!

Mbeten atje
Erë e re,
Dhe qielli hapet
Erë e re,
Dhe vdekja zmbrapset
Ikën larg,
Dhe idhujt zbresin tek ne.

Erë e re,
Dhe yjet zgjohen
Erë e re,
Dhe diejtë thërrmohen
Bëhen dritë
E njerëzit ngjiten në qiell.

Ngjiten në diell!
E bëhen engjëj e diell
edhe diell.

Apokalipsi!
Orët i afrohen
S’do shemben malet
Njerëzit njerëzohen
Zbrazet ferri,
Arratiset frika
Jeta ngjizet në mijëra galaktika.