Irma Kurti: Dua të jetoj që të vdes me ty

irma kurti

Poezi nga Irma Kurti

Dua të jetoj, që të vdes me ty,
e mbështjellë me dashurinë tënde,
të vështrohemi gjersa të fiket drita
dhe njëri-tjetrin të kemi në mendje.

Të largohemi nga kjo botë pa u ndjerë,
të munduar prej jetës, të lodhur.
Me pak trishtim: nga ndjenja
për njëri-tjetrin, ende të pangopur.

Të betohemi se do të jemi bashkë,
në natën e errët dhe pa dritë,
ku s’do flasim, s’do të ndjejmë më,
në gjithësinë që të ngjall frikë.

Dua të jetoj, që të vdes me ty,
mbështjellë me dashurinë tënde!

ObserverKult


Lexo edhe:

“TI JE LOTI IM”, LIBRI MË I RI I POETES IRMA KURTI

Poetja Irma Kurti boton në Itali librin e 25 në gjuhën shqipe me titull “Ti je loti im”. Përmbledhja poetike mban logon e Shtëpisë Botuese “Youcanprint“.

“Ti je loti im”, siç thuhet në parathënien e shkruar nga autorja, përmban shtatëdhjetë poezi të pabotuara më parë. Në të gjen vargje kushtuar dashurisë, ndjesive dhe emocioneve të autores në muajt e vështirë të sëmundjes së babait të saj deri në ditën e fundit të jetës, dëshpërimit për ikjen pa kthim të tij, brishtësisë gjatë asaj periudhe të vështirë dhe përpjekjeve për të qëndruar pozitive e për të gjetur rrezet e diellit në mjegull.

Ka dhimbje, zhgënjim dhe qiell gri, por edhe dëshirë për të takuar dritën, qetësinë shpirtërore e lumturinë...

Tekstin e plotë e gjeni KËTU