Jim Morrison: Ja për çka njerëzit ndjejnë nevojë

Poezi nga Jim Morrison

Njerëzit ndjejnë nevojë për lidhës:
Shkrimtarë, heronjë, yje
Udhëheqës
Që t’ua tregojnë fytyrën e jetës
Një barkë rëre për një fëmijë
Që të përballojë diellin.
Ushtarë plastikë në miniaturë
Garazhë raketash.
Kështjella.
Festa, teatro, valle
Për të ripohuar nevojat e kujtimet fisnore
Një thirrje për adhurim, njëjtësim
Mbi të gjitha një rikthim
Një lektisje për familje &
një siguri për magjinë fëmijënore.


Përktheu: Agron Islami

ObserverKult


NGA JIM MORRISON, TEK KURT COBAIN DHE AMY WINEHOUSE: MALLKIMI I NUMRIT 27

27 vjet!!!

Në botën e rock-ut dhe më në përgjithësi atë të artit, ekziston një “klub ekskluziv” në të cilin askush nuk dëshiron të bëjë pjesë. Një rreth i ngushtë që me kalimin e kohës ka ardhur duke u shtuar, me një përpikmëri makabre, me interpretuesit më të mirë të skenës muzikore. Ata i ka bërë bashkë ikja nga kjo botë pa i mbushur 28 vjet.

Në mjediset gazetareske ka nisur të flitet për “klubin 27” duke nisur që nga vitet shtatëdhjetë. Ishte dekada që ndryshoi përgjithmonë historinë e muzikës rock. Edhe pse ajo që i dha jetë këtij lloj mallkimi ka qenë ndoshta vdekja në rrethana misterioze e Robert Johnson (1911-1938). Ai ishte kantautor dhe kitarist i të mëdhenjve të muzikës blues amerikane. Aq i talentuar sa i dha jetë legjendës së pakti të firmosur mes tij dhe Satanait, për të qenë në gjendje të arrinte ata nivele të aftësisë teknike…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU