Unë isha e para
Që frymën të dhashë
E para isha që të këndova
Belbëzimet e tua i kisha poezi
Gugatjet e tua
Ishin nota e melodi
Unë kam në ty
Gjithë dashurinë
Nën tingujt e butë që zëri i nënës
Gjithë mirësinë në to e fal
Ti u bëre burrë
Po për mua do t’mbetesh
I vogli e i madhi djalë.
Kam emocione
Më lexohen në sy
Dëshira ime
Nuk është më një ëndërr
Kështu kam dashur
Të të shoh unë ty
Djalin e rritur
Të veshur sot dhëndër
Gjithë bekimin tim
Merr sot biri im.
ObserverKult
———————————
Kliko edhe:
IRMA & ERANDA LIBOHOVA: KURRË S’E HARROJ… (TEKSTI DHE KËNGË)