Ismail Kadare: Fund vjeshte

O ju korba, atë natë Syt'e zez përse m'i latë? Drejtë atdheut, n'errsirë, Ika detit Por të lidhur me zinxhirë Prap e gjeta.

Autobuzët urbanë nga periferitë,
drejt qendrës mbi xhama bien brymën,
vjeshta si luaneshë krifëverdhë,
ruan ditët e fundit nga dimri.

Te vitrinat, tek xhamat e kafeve,
kalimtarë të shumtë ka,
në reflekset e flokëve të tua,
një nuancë e kuqërremtë ra.

Pranë ditëve të tua të bardha,
kalova sot rastësisht,
ti u trembe?…unë ujk nuk jam,
as dele nuk jam natyrisht.

Po ti eja andej të shkojmë,
pa i përfillur fjalët e botës,
ku nga avulli xhamat e kafeneve,
ngjajna si pamje që s’janë në fokus.

Në autobuzët urbanë eja,
të kalojmë periferive me brymë,
të shohim se si vjeshta krifëverdhë,
ruan ditët e fundit nga dimri.

ObseverKult


ismail kadare llora

Lexo edhe:

ISMAIL KADARE: NË KËTË VARR PUSHON NJË VAJZË DYMBËDHJETVJEÇARE

Nga Ismail Kadare

Në muzgun e dhjetorit, në orën ku kupolat e pallateve dhe të katedraleve rishpërndanin ndriçimin e fundit të ditës që po shuhej, ajo nisi të krihej para pasqyrës.

E krehura e saj vazhdoi gjatë. Jashtë kullat e qytetit të madh dhanë orën pesë e gjysmë, pastaj gjashtë dhe pastaj gjashtë e e gjysmë, por ende nuk e kishte mbaruar krehjen.

Duart e saj delikate e të zbehta nisën të lëviznin me një farë nervozizmi, ngaqë, me sa dukej, nuk po e gjente dot modelin e duhur. Një karficë e praruar, rrëzëllimin e zbehtë të së cilës ajo e zhvendosi disa herë sipër flokëve (veç një vetëtimë e parë në ëndërr mund të ishte aq e zbehtë) e lodhi dhe më tepër.

Ndihej menjëherë se atë e lodhi shumë kjo e krehur tepër e gjatë, ngaqë nuk kishte ende përvojë për një gjë të tillë.

Ajo ishte dymbëdhjetë vjeçe dhe ishte hera e parë në jetën e saj që po krihej aq gjatë dhe kaq me kujdes. Veç kësaj, kur porsa kishte mbaruar fazën e parë të kurimit nga leuçemia…

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult