Poezi kushtuar tradhtarëve: Për ku po vrapon gjeneral Moisi?

Ismail Kadare: Gjeneral Moisi

Kjo rrugë përdridhet
si gjarpër i zi
për ku po vrapon
gjeneral Moisi?
Pelerinën era
ta ngre me tallaz
gjeneral Moisi
pluhur shumë lë pas.

Kali përpin udhët
muzgu bie ngadal
pse të dridhet freri
dorës gjeneral?
Leshrat gjithë pluhur
të godasin sytë
mbi boshllëk të tyre
balli i ftohtë i yt.

Nata zbret mbi udhët
larg zjarre çobenjsh
gjeneral Moisi
përse shpatën zhvesh?
Udha është e gjatë
tutje terri nxin
i ndërgjegjes troku
prapa oshëtin.

Larg dy-tre shkëndija
patkoi shkrepëtit
ndan udhës së madhe
ndërgjegjja jep shpirt
Moisi ndërgjegjes
vallë si i re?
Ajo ngrihet, bie
mbytur gjak përdhe.

Nata është e shkretë
troku natën mbush
veç ndërgjegjes sate
prapa s’të ndjek kush
Në kalldrëme shekujsh
troku yt i zi
Moisi i Golemëve
Gjeneral Moj-Zi.

ObserverKult

Lexo edhe:
Ismail  KADARE: KRISTAL
ISMAIL KADARE: VALLJA SHQIPTARE

PËRKTHEHET NË RUMANISHT “MËNGJESET NË KAFE ROSTAND” E ISMAIL KADARESË

Vepra “Mëngjeset në kafe Rostand” e Ismail Kadaresë është përkthyer në gjuhën rumane. Ky përkthim vjen nga shtëpia botuese “Humanitas” në Rumani, pas veprave “Kalorësi me skifter” dhe “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”.

Pas frëngjishtes, tanimë rumanishtja është gjuha ku shkrimtari ynë i madh është përkthyer më shumë.

Marius Dobrescu (Marius Dobresku) është i vetmi specialist i gjuhës shqipe, që gëzon besimin dhe miratimin e shkrimtarit për t’ia përkthyer veprën. Duke e vlerësuar punën, Kadareja është shprehur se ai është “përkthyesi më i mirë dhe më besnik i tij”.

“Culture Tops“, shkruan: “Kadare e sheh jetën atje ku është: përtej mizorisë së diktaturës, censurës, ideologjisë. Përtej zhdukjeve brutale, tradhtive të njerëzve dhe historisë, marifeteve të tmerrshme për mbijetesë. Intelektualët, të rinjtë, njerëzit e zakonshëm luajnë absurde duke marrë frymë në ajër të hapur. Filluar me qetësinë parisiene, kjo arratisje shpërndahet në një kronikë të shumëfishtë kujtimesh të shumta, në të cilën, ndër të tjera, Makbeth përballet me zyrën politike të stilit shqiptar.
Lexo artikullin e plote KETU