Ismail Kadare: Sa herë kam kaluar mbi qiellin tënd, Kosovë…

O ju korba, atë natë Syt'e zez përse m'i latë? Drejtë atdheut, n'errsirë, Ika detit Por të lidhur me zinxhirë Prap e gjeta.

Sa herë kam kaluar mbi qiellin tënd, Kosovë,
Midis reve të tua të rënda, gjëmimeve të tua.
Ca pika shiu u rrokullisën nga dritarja e avionit, diç thanë.
(As ato s’mund t’i prek dot, janë përjashta.)
Një vetëtimë që kaloi përbri m’u duk se ma bëri me dorë.

E pra, ky është shiu yt, retë e tua, bubullimat e tua.
Ca sinjale të shpejta, xixëllima mendimi inkandeshente.
Kurse kurrizi i gjerë i tokës sate vrapon diku poshtë,
Duket e zhduket i zymtë midis zgavrave dhe humnerave të reve

Largohemi vazhdimisht. Tani ti mbete prapa.
Tani krahu i avionit në qindra copa të pret.

1966

*Titulli i origjinalit “Kosova”

ObserverKult


Lexo edhe:

“KUR KA RA KUSHTRIMI N’KOSOVË”, KËNGA E PROPOZUAR PËR HIMN NGA ISH-PRESIDENTI, IBRAHIM RUGOVA