Izet Sarajliq: Vdiqën ose i vranë pa plumba?

Esenini i kishte
Shurën dhe Kaçën

Majakovski i kishte
Ludmillën dhe Olën.

Unë i kisha
Ninën e Razën.

Dhe – të gjitha vdiqën.

Raza e Nina
në distancë prej pesëdhjetë ditësh.

Vdiqën
ose i vranë pa plumba?

Tani patjetër
të kërkoj diku një motër të re.

Nuk mundem assesi
mos me qenë vëlla.

Përktheu: Salajdin Salihu

*Titulli i origjinalit: “Motrat