J. Jevtushenko: Të mos përqafohemi është e tmerrshme

Yevgeny Yevtushenko

Poezi nga Yevgeny Yevtushenko

Të mos kuptohemi është e tmerrshme
të mos kuptohemi e të mos përqafohemi.   
Por megjithëse e habitshme
është po aq e tmerrshme,
po aq sa të kuptohemi për gjithҫka.

Plagosemi  megjithatë.
Dhe, i fiksuar nga një njohje fillestare,
shpirtin tënd të butë
s’do ta ofendoj me keqkuptim
dhe as do të vras me kuptim.

Përktheu: Faslli Haliti

ObserverKult

Lexo edhe:

YEVGENY YEVTUSHENKO: DIKUR KAM QENË I SJELLSHËM… NUK ZGJATI SHUMË

Yevgeny Yevtushenko

Thënie të zgjedhura nga Yevgeny Yevtushenko:

– Jeta është një ylber që përfshin edhe të zezën.

– Ku nuk është më mirë, do të jetë më keq, por nga e keqja në të mirë nuk është përsëri larg.

– Kur e vërteta zëvendësohet nga heshtja, atëherë heshtja është gënjeshtër.

– Autobiografia e një poeti është poezia e tij. Çdo gjë tjetër është vetëm një fusnotë.

– Bëhu i barabartë me talentin tënd, jo me moshën. Le të jetë i turpshëm ndonjëherë hendeku mes tyre.

– Në çdo njeri që vdes, me të vdes, bora e tij e parë dhe puthja dhe lufta. Nuk vdesin njerëzit, por vdes bota në ta.

-Ai që është ngjizur në kafaz, ka mall për kafazin.

-Më thonë duke tundur kokën:
“Duhet të jesh më i sjellshëm. Ti je disi i tërbuar”.
“Dikur kam qenë i sjellshëm. Nuk zgjati shumë.”

– Të gjitha vlerat në këtë botë janë pak a shumë të diskutueshme, por gjëja më e rëndësishme në jetë është mirësia njerëzore.

– Ai që nuk e di kurrë çmimin e lumturisë, nuk do të jetë i lumtur.

– Si mund të mësojë rrëfimtari ata që janë të humbur e të sëmurë në zemër, kur ai vetë, ndër mëkatarët, është më i keqi dhe më i braktisur? Është vetëm një lojë që ne luajmë me mëkatet e të tjerëve. Veç kësaj, të gjithë e dijmë, se të gjithë gënjejnë duke rrëfyer.

ObserverKult