Jacques Prévert: Të kërkova dashuria ime…

JACQUES PRÉVERT: KUR TI FLE

Nga Jacques Prévert

Shkova në tregun e shpezëve
dhe bleva disa zogj
për ty
dashuria ime
Shkova në tregun e luleve
dhe bleva disa lule
për ty
dashuria ime
Shkova në tregun e hekurishteve
dhe bleva disa zinxhirë
zinxhirë të rëndë
për ty
dashuria ime
Pastaj shkova në tregun e skllevërve
dhe të kërkova
por pa të gjetur
dashuria ime.

Ujdisi në shqip: Rielna Paja

ObserverKult


besim zymberi

Lexo edhe:

BESIM ZYMBERI: SIKUR TË FSHIHESHA PËR NDONJË DITË…

Poezi nga Besim Zymberi

Sikur të fshihesha për ndonjë ditë
Sa të pyesnin njerëzit: ku mbet’ ai…
E kishte me ne a me perënditë
Dhe a do të kthehet këtej përsëri…

Ndoshta një ditë edhe do të fshihem
Në një skutë të braktisur diku
Dhe nga kurreshtja e njerëzve tê përpihem
‘Ç’u bë me të, pse s’duket më këtu…”

Do të më mjaftonin netët plot qetësi
Gurgullimë e krojeve, e barit farfurimë
Ca tyje të shkëlqimta në qiellin e zi
Dhe agime që zgdhijnë në varg a në rimë

E di se kështu mendoj ndoshta shpesh
Por me perënditë sikur ngatërrohem
Sakaq dëgjoj zëra: -të duam këtu, mes nesh
Te këndi ku muzat kurrë nuk vonohen

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:


T.J.TJUTÇEV: BREZIT TIM QË PO PLAKET

Kur forcat mpaken dhe patjetër
Do na tradhtojnë përnjimend
Dhe duhet ne, banorë të vjetër,
Të ardhurve t’u bëjmë vend.

Shpëtona atëherë, o shpirt i mirë,
Nga çdo qortim shpirtvogëlsisht,
Nga shpifjet me inat e cmirë
Për jetën që na la në bisht.

Nga ndjenjë e ligësisë së fshehur
Për botën që ndryshon nga dje,
Ku vijnë të rinj dhe rrinë ngrehur
Në sofrën që e shtruam ne.

Nga vrer i ndjenjës së helmuar,
Që më me rrymën s’ecën dot,
Që plot të tjerë janë ftuar,
Të tjerë shkojnë përpara sot.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult