Primo Shllaku: Dashunia për ty

Me të dashtë ty
domethanë me pasë nji plagë gojëhapun në gjoks,
nji plagë që duhet rritë,
që s’duhet ta shëroj,
nji plagë që m’duhet ta mbaj të thartë e të dhimbshme
për t’i pjellorue kshtu
të gjithë fluturimet
gjithë vullnetin
që kam nevojë
sa herë që më duhet të vorros
të kaluemen tande
që merr fund
me ardhjen time.

LEXO EDHE: Primo Shllaku: Nata e saj