Jacques Prévert: Të rinjtë që duhen

Të rinjtë që duhen puthen në këmbë
Përballë portës së natës
Dhe kalimtarët që kalojnë i tregojnë me gisht
Por të rinjtë që dashurohen
S´ndodhen aty për askënd
Është vetëm hija e tyre
Që dridhet në errësirë
Duke shkaktuar tërbimin e kalimtarëve
Tërbimin e tyre përbuzjen e tyre nënqeshjet e tyre
Zilinë e tyre
Të rinjtë që dashurohen s´janë aty për askënd
Ata janë gjetiu shumë më larg se nata
Shumë më lart se dielli
Janë në shkëlqimin verbues të dashurisë së tyre të parë.

Përktheu: Faslli Haliti

ObserverKult


Lexo edhe:

JASQUES PRÈVERT: TI DO TË VISH…