E kuptoj se më mungon
dhe se të kërkoj mes njerëzve, mes zhurmës,
por gjithçka është e kotë.
Kur ngelem vetëm
më i vetmuar ngelem
gjithandej i vetëm, tek ty, tek unë.
Thjesht pres.
Pres gjithë ditën gjer kur ti s’mbërrin.
Gjer sa më zë gjumi
dhe ti s’je, nuk ke ardhur
dhe më zë gjumi
tmerrësisht i dërrmuar
plot pyetje.
Përditë e dashur.
Këtu krahë meje, pranë meje, duhet të jesh.
Mund të nisësh ta lexosh këtë
dhe kur të mbërrish këtu, të fillosh sërish,
si një rreth mbylli këto fjalë
e si një unazë, vëri zjarrin, shtyje në rrotullim.
Këto gjëra rreth meje njësoj si mizat vijnë,
si miza brenda një vazoje në fytin tim.
Tanimë jam i rrënuar.
Në eshtra jam i rrënuar,
gjithçka është pikëllim.
“Titulli i origjinalit: “E kuptoj se më mungon”
Në shqip: Erion Karabolli
ObserverKult
Lexo edhe:
SULMI FIZIK MBI VAÇE ZELËN MË 1993, KUSH ISHTE PERSONI QË E SULMOI?