Jamarbër Marko: Veç ndjenja hesht…

U mplaka thotë dora
Dhe shtrëngon më pak
U mplaka thotë syri
Dhe sheh më pak
U mplaka thotë mendja
Dhe do të dijë më shumë
Veç ndjenja hesht
Ndjenja e harruar.

LEXO EDHE: Jamarbër Marko: Ditët e shkuara po rrallohen