Gjithë ditën ka rënë shi
O, eja midis pemëve të ngarkuara:
Gjethet një shtrojë të dendur formojnë
në udhën e kujtimeve.
Duke qëndruar pak në rrugë,
kujtimet do t’i lëmë pas.
Eja, e dashura ime, aty ku mund
me zemrën tënde të flas.
Përktheu: Irena Dono
ObserverKult
—————–
Lexo edhe:
JAMES JOYCE: DASHURIA IME ËSHTË NJË PETK I NDRITSHËM
Dashuria ime është një petk i ndritshëm
midis pemëve të mollës,
ku erërat e hareshme fryjnë me shumë dëshirë
për të më bërë shoqëri.
Atje, ku erërat e gëzueshme qëndrojnë për të mikluar
gjethet e reja teksa kalojnë,
dashuria ime bartet ngadalë, duke u përkulur mbi
hijen e saj në bar.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
UMBERTO ECO: SI MUND TË PËRKTHEHET JOYCE
Nga Umberto Eco
Sipas meje, nuk mund të përkthehet Joyce nëse nuk lë të ndihet në njëfarë mënyre stili i mendimit irlandez, humori dublinas, edhe sikur ky të ketë një çmim, le të themi duke lënë në tekst disa terma në anglisht ose me një numër të madh shënimesh në fund të faqes.
E pra, pikërisht Joyce na sjell një shembull parimor të përkthimit kryekëput target-oriented:
përkthimin e një episodi të quajtur “Anna Livia Plurabelle” nga libri Finnegans Wake. Ky përkthim megjithëse fillimisht ka dalë me emrin e Nino Frank dhe Ettore Settani, që sigurisht kanë bashkëpunuar, mund të konsiderohet në të vërtetë si një përkthim i vetë Joyce-it.
Po kështu edhe përkthimi në frëngjisht i Anna Livias, për të cilën kanë bashkëpunuar shumë shkrimtarë si Beckett, Soupault dhe të tjerë, konsiderohet tashmë në pjesën më të madhe si vepër e vetë Joyce.
Bëhet fjalë për një rast shumë të veçantë të rishkrimit rrënjësor, sepse Joyce, për të zbatuar parimin themelor që zotëron në librin e tij Finnegans Wake, e kemi fjalën për parimin pun*, ose mot-va-lise, nuk ka ngurruar ta rishkruajë dhe ta rikonceptojë kryekëput tekstin e vet.
Ky tekst i ri nuk ka më asnjë lloj gjurme të tingëllimit tipik të tekstit anglisht dhe asnjë pikë takimi me universin e tij gjuhësor. Ai merr tashmë një ton “toskanas”.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult