Janice D. Soderling: Vera vjen në Çernobil

Tingujt e vetëm janë tingujt e braktisur
në fluturim: një erë zagushitëse angullinë
nëpër plasat e një rrethoje me flluska, më pas rrëshqet
nën një prag dere, duke pyetur; një degë
e mërzitshme godet me zë të mbytur si daulle; në
kopshtin e ngulfatur nga barërat e këqija, kokat e shtrembëruara
të lakrave marshojnë krahas lozeve të thara
të kastravecit; shushurima e brumbujve në
gostinë e tyre, cijatjet dinake të minjve të mëdhenj, kërritjet
e derrave të egër që gërmojnë me gëzim
tokën helmuese; asnjë dënesë nga
varret e fëmijëve.

Përktheu: Fadil Bajraj

ObserverKult


Lexo edhe:

NINA KOSSMAN: EDHE NJË GJË TJETËR PËR LUFTËN