Janis Ricos: Fli mbi gjoksin tim…

Poezi nga Janis Ricos

Fli mbi gjoksin tim
– më thoshe;
dhe unë rrija zgjuar
mbi gjoksin tënd.

Sa lart që më çojnë
puthjet e tua.
Përhumbem.
Mbamë.

Tashmë
qielli është
toka ime.
Toka ime e gjerë
është qielli.

Brenda trupit tënd
lind e vdes
dhe përsëri lind.

Përktheu: Eleana Zhako

ObserverKult


Lexo edhe:

JIM MORRISON: GJENI NJË VARR PËR USHTARIN E PANJOHUR…

Nga Jim Morrison

Pritëm që lufta të mbarojë,
E ne të dy u plakëm dhe pak,
Ushtar i panjohur!

Hamë mëngjes, ku lajmet lexojmë,
Televizori fëmijët ushqen,
Një jetë e palindur, gjallë, pajetë,
Plumbi godet në helmet.

Çdo gjë mbaroi për ushtarin,
Gati, armë, shënjo, qëllo…

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:


Arti Lushi

ARTI LUSHI: I BURGOSURI

(Kushtuar Ajolës)

Herën e parë që të pashë isha si ai që sapo ka dalë nga burgu.
Gjithçka më mahniste dhe plagoste njëherësh.
Ajri kish peshën e gjymtë të së dielës
Dhe nje mot plot dredhi na shpështillej ndër këmbë.
I parruar isha. I zhveshur nga dhuntia e të qenit brenda trupit tënd.
Kështu isha atë ditë. Ndaj edhe të thashë
“Sapo kam dalë nga burgu”
Nuk di a më besove apo jo, por qeshe.
“Një jetë është më shumë se dy çaste” u mundove të më ngushëllosh.
“Mbylli sytë” -më urdhërove
Dhe një lëmsh drite nga duart e tua ma përshkoi parzmin.
“Tashmë je i burgosuri im” këtë the pasi më puthe.
Atë ditë bëmë gjithçka që mund të bëjnë dy bij dashurie:
Ndamë një pako biskota, një shëtitje, një heshtje.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult