Jasmina Kotrri: Si me i numërue yjet pa ty…

Si me numërue yjet,
langëzimin e derdhun mbi sy,
pa ty?
Dritë që therë si mall,
barrë e randë mbi sup,
e trup.
Si me dallue përgjakjen,
therjen e mprehtë në dell,
tanë zell.
Shkëndijë e rritun prush,
gacë lojcake në gji,
si fmi.
Si me peshue terrin,
heshtjen e fjetun që s’flet,
por bërtet.
Rënkim i mekun në shpirt,
rron e vdes në harresë,
me shpresë.
Si me ta këndue mungesën,
sall pa piano e nota,
asht bota.
Kangë e vulosun ndër buzë,
tokë e qiell në përqafim,
deri në shenjtnim.
Si me numërue yjet,
e vezullimin e tyne,
me sy,
pa ty?!

ObserverKult


Lexo edhe:

JASMINA KOTRRI: O SHPIRTI JEM BESNIK…