Timo Flloko: Malli që në zemër kam për ty

timo flloko
Timo Flloko

Malli që në zemër kam për ty,
s’i përfill hapësirat,
as kufijtë…
Udhën s’e humb kurrë,
në mos ardhtë,
era e mban rob,
largësitë…!

*Titulli i origjinalit: Malli

ObserverKult

——————————————————————————-

Lexo edhe:

TIMO FLLOKO I DEDIKON DISA VARGJE VERA GRABOCKËS: DASHURIA E JETËS SIME…

Regjisorja e njohur Vera Grabocka feston sot ditën e saj të lindjes. Në mesin e shumë urimeve që ka pranuar sot ajo, më i veçanti urim është padyshim nga aktori Timo Flloko, bashkëshorti i saj.

Regjisorja Grabocka ka publikuar së fundmi në Instagram poezinë që bashkëshorti i saj, Timo i ka dedikuar në këtë ditëlindje.

Përkrah postimit Vera ka publikuar foto shumë të bukura krah Timos, një prej të cilave është bardhë e zi e realizuar vite më parë.

 “21 Mars, ekuinoks Verës.
E dashur Ve(ne)ra,
reja u tret qiellit,
fryu era.

E shtrenjtë, këtë herë
mbërrij te ti,
përngaherë,
prej largësisë ekuivalente mes nesh,
në ditën baras me natën,
nga koha kur ishim aq larg
dhe po aq pafundësisht afër.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


TIMO FLLOKO NË PREZENCË TË ISMAIL KADARESË INTERPRETON POEZINË “MALL” (VIDEO)

Aktori i njohur Timo Flloko është takuar me shkrimtarin Ismail Kadare ku kanë ndarë edhe një moment të bukur mes tyre.

Ata të dy shfaqen në një kafene në Tiranë dhe aktori nis të interpretojë vargjet e poezisë së Kadaresë, “Mall”.

Ndërkohë shkrimtari e dëgjon me vëmendje interpretimin e tij

Poezia “Mall

Ca pika shiu ranë mbi qelq.
Për ty unë befas ndjeva mall.

Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi, sa rrallë.
Edhe m’u duk pak e çuditshme
Si erdh kjo vjeshtë, ky mëngjes.
Qiejt e ngrysur pa lejlekë

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult