Poezi nga Jasmina Kotrri
Ti linde në nji ditë me mue,
anipse kishe lindë sa herë,
mbi rrënojat e trupit tand,
të coptuem me shekuj.
Filiz i ri, nga degë e djegun,
në trungun e jetës,
por që pa jetë,
të la vazhdimisht.
Ti linde sa herë,
e në prag të nusërisë,
të dogjën në pajë,
e kurrë nuk gëzove,
por, u burrnove me rranjë.
Rilinde, tue lindë dardanë,
në atë tokë të përgjakun,
ku veç shqiponjat jetojnë
aq gjatë,
tue flatërue liri.
Unë linda në nji ditë me ty,
në ngritjen tande hyjnore,
shumëshekullore,
tashma, me nji datë,
që të thurë lavdi.
Ne lindëm bashkë,
e unë,
festoj dy herë,
me ty,
Kosovë!
ObserverKult
Lexo edhe: