
Nga Denis Dyrnaja
Je i gjatë, të shajnë
Je i shkurtër, të shajnë
Je i hollë, të shajnë
Je i trashë, të shajnë
Sillesh keq, të shajnë
Sillesh mirë, të shajnë
Nuk mëson, të shajnë
Mëson, të shajnë
Nuk punon, të shajnë
Punon, të shajnë
Pasi vdes: sa njeri i mirë ishte!