Jeff Weddle: Edhe kjo bën vaki

Poezi nga Jeff Weddle

Një ditë do të shkruaj
me hirin e qenit tim,
plak dhe i qetë,
duke bërë kokrrën e qejfit në kauç, do
t’i ha krejt dy byrekë me qershi
dhe nuk do të shtoj fare peshë.
Një ditë do të qesh
me miqtë që më kanë munguar,
do të fal dhe shpresoj se do të më falin.
Një ditë fëmijët e mi
do të përpiqen t’u shpjegojnë, se kush isha sipas tyre,
njerëzve që nuk do t’i njoh kurrë.
Një ditë nuk
do ta mbaj mend këtë ditë të lezetshme e të bukur,
këtë moment,
qenin tim të mirë në kauç,
dhe as këto fjalë të largëta që po i shkruaj.

Përktheu: Fadil Bajraj

ObserverKult


Lexo edhe:

AGIM DOÇI: NË ËNDRRA NËNË, PO MË VJEN RRALLË…

Një jetë tek nëna, kokën e mbështeta
Nga gjoksi i saj, unë kurrë s’u ndava
Një jetë të tërë, më rriti malli…
Dhe kurrë me nënën, unë nuk u çmalla!

Kur isha i vogël, nëna më thoshte;
– do bëhesh gjysh, e s’do jetë vonë!
Më mori malli, për të gjith’ nënat
sa shumë mall kam, sa më mungojnë….

Kur isha i vogël, mes qiellit e tokës
Më dukej se nëna, më e mirë e botës…
Ish nëna ime …. askush tjetër…
Legjenda e nënës, e re dhe e vjetër…

S’je mbretëreshë, as perëndi,
Ndonëse e gjithë bota, të bie nën gjunjë,
Fjala e nënës, si me magji,
Dritë i jep jetës, të bën fatlum!

Do ishte qielli dhe më i kaltër!?
Do ishte hëna më pak e zbehtë?
Do ishte toka, ndoshta më e pasur?!
Kur mungon Nëna…nuk është e lehtë.

Më merr shpesh malli, ta puth në duar.
Më merr shpesh malli, t’ia dëgjoj zërin
para pasqyrës… s’e kam harruar,
Kur Nëna merrte në duar krehrin…

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult